Akademia Profesionale INFINIT së bashku me Komunën e Prishtinës, ndihmojnë vajzat e reja në nxitjen e vetëpunësimit, përmes marrëveshjes për subvencionimin e Projektit ‘Fuqizimi profesional i vajzave të reja në produkte “Handmade” (Punëdore)’. Aftësimi profesional në fushën e përpunimit të tekstilit përmes qepjes dhe prerjes si dhe punimit të stolive për vajza dhe gra, ndikon në emancipimin dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në jetën publike.
Trajnimi në fjalë fillon të shtunën (8 shkurt), nga ora 11:00 deri në ora 15:00. Ky trajnim ofrohet falas, duke u dhënë mundësi t’i ndjekin tri module, me shembuj konkret, praktikë në biznese, në hapësirat e Akademisë si dhe në terren.
Fare në fund, pjesëmarrëset e trajnimit në fjalë, që do të mbahen vetëm të shtuneve, do të certifikohen.