Nëse doni të mësoni rreth programit për analizimin e të dhënave statistikore dhe menaxhimin e të dhënave, më 14 shtator, mund të bëheni pjesë e trajnimit pa pagesë, organizuar nga ‘Prishtina Institute for International Economic Studies’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, në hapësirat e institutit organizues.
Ky trajnim do t’ju mësojë bazat e përdorimit të programit SPSS, ku do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të praktikave, duke ju ofruar shembuj dhe ushtrime në një mjedis seminari.
Kjo punëtori është e udhëhequr nga trajnerë me një përvojë të gjatë në përdorimin e suksesshëm të SPSS-it dhe do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të shfrytëzojnë me sukses paketën softuerike për shkenca sociale.
Pjesëmarrësit e interesuar mund të aplikojnë në vegzën e mëposhtme https://forms.gle/cMoDBtnbZRFG2rR28 ose në email: prishtinainstitute@gmail.com
Për pyetje tjera mund të telefononi në: +383 49 364 707.