Mbi 70 % e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në botë, janë gra dhe vajza, ndërsa gati një e treta janë fëmijë. Sot, me 30 korrik, bota shënon ‘Ditën kundër trafikimit të qenieve njerëzore’, për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërive dhe nevojën urgjente për të parandaluar këto akte të ndalura ligjërisht. Të mbijetuarit e trafikimit, janë akterët kryesorë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ata luajnë një rol vendimtar në vendosjen e masave efektive për të parandaluar këtë krim, identifikimin dhe shpëtimin e viktimave dhe mbështetjen në rrugën e tyre për rehabilitim.
Pothuajse çdo vend në botë, është i prekur nga trafikimi i qenieve njerëzore. Tema e këtij viti për ‘Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Personave’, nënvizon rëndësinë e përkrahjes dhe raportimit të rasteve me trafikim të qenieve njerëzore në gjithë botën.