Një shqetësim shumë i madh, me të cilin po përballet bota, padyshim që është edhe ngacmimi apo Bullizmi, i pranishëm më së shumti në shkolla.
Bullizmi është një lloj dhune psikologjike që ndodh kryesisht tek femijët dhe adoleshentët.
E pikërisht për këtë çështje, nesër (15.01.19) do të mbahet trajnim mbi identifikimin e ngacmimeve, organizuar nga “Bullying Kosovo”.
Në këtë trajnim do të diskutohet se çfarë mund të bëjmë ne në lidhje me këtë fenomen, do të bëhet matja e prevalencës, co-prodhimi i aktiviteteve të bazuara në praktikat më të mira në vende të tjera të botës, avokimi kundër ngacmimit si dhe për forma të tjera të dhunës.