Çdo vit ‘Dita Ndërkombëtare e Paqes’ shënohet në mbarë botën më 21 shtator, me ç ‘rast komuniteti botëror reflekton mbi forcimin e idealeve të paqes në mes të të gjitha kombeve dhe popujve në botë.
Kombet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që këtë vit t’i japin theks të veçantë “Aksionit të Klimës për Paqen”, e cila tërheq vëmendjen për rëndësinë e luftimit të ndryshimit të klimës, si një mënyrë për të mbrojtur dhe promovuar paqen në të gjithë botën.
Përkitazi me këtë ditë, për Radio KFOR-in janë shprehur disa paqeruajtës të KFOR-it dhe qytetarë të komuniteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë:
Alma Qurdina: “Për mua paqja nënkupton moscenim të integritetit të të gjithë qytetarëve dhe barazi për të gjithë”.
Kim Kristensen Major në Ushtrinë daneze: “Përshëndetje Kosovë! Unë quhem, unë jam në KFOR për të mbrojtur lirinë për tuaj”.
Jovana Stojanovic: “Urrejtja nuk largohet me urrejtje, mirëpo duhet që përmes dashurisë të ndërtojmë paqen duke respektuar dimensionet tona të brendshme, duke respektuar njerëzit e tjerë, pavarësisht nga raca apo bindja e tyre, e për të arritur këtë duhet të respektojmë veten dhe njerëzit dhe kombet e tjera”.
Klesta Qehaja: “Shpresoj që një ditë me të vërtetë dielli do të agojë ndryshe dhe të gjithë fëmijët e botës do të jenë të lumtur”.
Harisa Bilalli: “Unë si fëmijë e dua paqen e jo dhunën, dashurinë dhe jo urrejtjen. Paqe për të gjithë”.
Silvia nga Hungaria: “Mesazhi im për këtë ditë është që të ndani buzëqeshjen tuaj me botën si simbol të miqësisë dhe paqes”.
Paqja përfshinë tolerancën, të drejtat themelore të njeriut, faljen dhe pajtimin në mes të njerëzve dhe komuniteteve botërore. Prandaj, t’i përmbahemi këshillës që Shën Tereza na e ka lënë, “Fillojeni paqen me një buzëqeshje!”.