Është hapur thirrje për aplikim për t’i përkrahur ekonomikisht gratë të cilat e kanë inicuar ndonjë procedurë për realizimin e së drejtës së tyre në pronë dhe trashëgimi. Pesëmbëdhjetë gra që do të kenë mundësi të përfitojnë nga ky program me përkrahje jo-monetare, që do të thotë përkrahje në formë të pajisjeve, mjeteve të punës, materialeve bujqësore apo të mira të tjera që gratë i konsiderojnë të rëndësishme për mirëqenien ekonomike të tyre dhe familjes së tyre. Qëllimi i kësaj thirrjeje është që të inkurajohen gratë dhe të përkrahen nëse e kërkojnë realizmin e të drejtës së tyre në pronë dhe trashëgimi.
Ky projekt po përkrahet nga organizata joqeveritare ‘Kosova – Women 4 Women’, në kuadër të programit ‘Angazhimi për Barazi – E4E’, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center (ATRC) si dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim.
Aktiviteti në fjalë zhvillohet në kuadër të projektit ‘Stand for HER property’ që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së grave, fëmijëve dhe të rinjve për të drejtat e tyre pronësore si dhe inkurajimin e grave për ta gëzuar këtë të drejtë.
Për të aplikuar për përkrahje, të interesuarat mund të klikojnë në këto vegëza: info@k-w4w.org ose http://k-w4w.org/site/assets/files/1520/tor-thirrje_per_aplikim.pdf