Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” ka hapur thirrje për aplikim, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e punëtorive në kuadër të projektit “Pikëpamja” (Point of View), që do të organizohen përgjatë këtij viti. Në këto punëtori do të ofrohen mundësi më shumë për t’i kanalizuar mendimet rreth çështjeve që na preokupojnë, të gjejmë forma se si të reagojmë ndaj tyre dhe po ashtu të zhvillojmë një formë kritike të të menduarit.
Udhëheqës të këtyre punëtorive do të jenë njohës të fushave të ndryshme, të cilët do të trajtojnë tema sociale për barazi gjinore, të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe çështje të caktuara që kanë të bëjnë me fuqizimin e rinisë.
Të drejtë aplikimi për këto punëtori kanë të rinj të të gjitha etniteteve që jetojnë në Kosove, nga mosha 16 deri në 24 vjeçare dhe mund të aplikoni deri më 15 maj , pëmes kësaj adrese elektronike: https://forms.gle/Pj5QHfcyvfbQFWZN8