Misioni i OSBE-së në Kosovë fton të interesuarit që të marrin pjesë në ‘Akademinë e Gjuhës dhe Kulturës’, që do të mbahet në Prizren, nga 22 deri më 31 gusht 2019. Akademia në fjalë do të zgjasë dhjetë ditë dhe do të sjellë së bashku 20 pjesëmarrës të moshave 16 deri në 22 vjeç, për të qenë pjesëmarrës të kurseve intensive të gjuhës shqipe dhe serbe, punëtorive, vizitave kulturore dhe aktiviteteteve të ndryshme.
‘Akademia e Gjuhës dhe Kulturës’, mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, mirëpo edhe nga Misioni i OSBE-së në Serbi. Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare: academy@osce.org, më së largu deri me datën 18 korrik 2019.