“Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”, kështu quhet projekti në kuadër të të cilit organizata ‘Help Kosovo’, po organizon takime informuese me qytetarë.
Ky projekt që është financuar nga Qeveria Gjermane dhe komunat partnere në Kosovë, do të realizohet në qytetin e Prishtinës, Gjakovës dhe në Skënderaj. Të gjithë banorët e këtyre zonave mund të aplikojnë përmes faqes www.help-kosovo.org . Takimet e para me qytetarë do të mbahen në qytetin e Skënderajt, në datat 11.02.20 dhe 18.02.20, në orën 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal të këtij qyteti. Takimet informuese në Prishtinë do të mbahen më 12.02.20, duke filluar nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa në Gjakovë takimet informuese mbahen më 13.02.20 dhe 20.02.20, nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal.