“United Youth Task Force” si rrjet i paqe-ndërtuesve të rinj nga Kosova në bashkëpunim me programin e Kombeve të Bashkuara për Rini, Paqe dhe Siguri të udhëhequr nga Misioni i OKB-së në Kosovë, do të pranojnë artikuj nga shkrimtarë të rinj të Kosovës, që nxjerrin në pah çështjet që prekin të rinjtë e komuniteteve të ndryshme, sfidat e tyre specifike si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.
Artikujt duhet të dorëzohen në njërën nga gjuhët vijuese: shqip, serbisht ose anglisht, me fokus në njërën nga temat vijuese: ‘Pjesëmarrja e të rinjve në nivelin lokal ose qendror dhe bashkëpunimi i të rinjve’, ‘Përshtatja me nevojat e tregut të punës në kohën e pandemisë’, ‘Përdorimi i teknologjisë për të sfiduar pandeminë’, ‘Sfidat mjedisore dhe ndikimi i COVID-19 në mjedis’, ‘Shëndeti mendor gjatë pandemisë COVID-19’ si dhe ‘Ndikimi i COVID-19 në dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore’.
Për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti, të interesuarit mund të dorëzojnë shkrimet së bashku me një foto të tyre dhe një bio të shkurtër, në e-mail adresën un.ytf2250@gmail.com , deri me datën 25 mars, 2021, kurse tre artikujt më të mirë edhe do të shpërblehen.