Instituti ‘Goethe’ nga Gjermania, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasadat e Austrisë, Francës, Italisë, Luksemburgut në Prishtinë kanë themeluar ‘Rrjetin kulturor të Bashkimit Evropian të njohur si ‘Cluster Eunik Prishtina’.
Ky rrjet kulturor mbështetet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe është i hapur për të gjitha vendet anëtare të përfaqësuara në Kosovë.
Disa nga projektet kulturore që do të mbështeten kanë të bëjnë me diversitetin kulturor dhe gjuhësor për vendet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Kosovën.