Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka shkruar një artikull për reperin e njohur shqiptar me famë botërore, Labinot Gashi, i njohur me emrin artistik Gashi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet artisti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, në të cilin ai numëron mbi 1 milion ndjekës.
Artikulli mbanë titullin “Ai nuk është këtu për të qëndruar në një vend”, duke treguar kështu në pika të shkurtëra rrugëtimin e artistit shqiptar si dhe planet e tij për të ardhmen. Projekti më i ri muzikor i artistit është “Coming Down”, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me Kiddo.