Përgjatë vitit të kaluar (2020), në gjithë botën rreth 2.3 milion gra, ishin diagnostikuar me kancer të gjirit. Muaji tetor është muaji i solidarizimit dhe vetëdijesimit mbi kancerin e gjirit, parandalimit dhe informimit mbi këtë sëmundje. Gjysma e grave në botë nga kanceri i gjirit, kryesisht janë prekur pas moshës 40 vjeçare. Faktorë të cilët rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit përfshijnë: moshën, obeziteti, përdorimi i alkoolit, historinë familjare të kancerit të gjirit, historinë e ekspozimit ndaj rrezatimit, historinë riprodhuese (mosha kur fillon cikli menstrual dhe mosha në shtatzëninë e parë), pastaj përdorimi i duhanit dhe përdorimi i terapive hormonale pas menopauzës.
Megjithatë, nëse zbulohet në kohë, kanceri i gjirit mund të parandalohet dhe të mposhtet nëse bëjmë vizita monografike të rregullta dhe vetëkontroll. Zonja Emine Hajra, nga qyteti i Vushtrrisë, është njëra nga rastet që i ka mbijetuar kancerit të gjirit. Në një intervistë për Radio KFOR-in, ajo ndau këtë sfidë të saj shëndetësore duke theksuar se kontrolli me kohë është jetik: “Në vitin 2017, në moshën 37 vjeçare jam diagnostikuar me kancer të gjirit. Gjatë një vetëkontrolli kam vërejtur një gjëndër jo të zakonshme në gji, e cila pas biopsisë rezultoi të ishte kancer. Pasi muaji tetor është muaji i vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë vetëkontroll dhe mamografi të gjirit, pasi që zbulimi i hershëm i sëmundjes do të thotë jetë.”
Znj. Emine, tregoi gjithashtu se ajo tashmë është shëruar plotësisht dhe gëzon shëndet të plotë, falë zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit si dhe porositi gratë që të ekzaminohen, të kontrollohen te doktori dhe të kujdesen për shëndetin e tyre!