Sot (16 janar), nga ora 18:00, në Termokiss do të planifikohen programet që do të organizohen në muajt në vijim. Udhëheqësi i projekteve në qendrën ‘Termokiss’, Edonis Hashani, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimin e këtij aktiviteti: “Programi jonë bazohet në nevoja të komunitetit, e përmes kësaj ngjarje ne duam t’i kanalizojmë eventet, në bazë të propozimeve të të rinjve që vijnë në Termokiss. E këta të rinj të kenë mundësi që vet t’i organizojnë ato evente dhe së bashku të mësojnë gjëra të reja”, kështu tha Hashani si dhe u bëri ftesë të gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it që ta vizitojnë qendrën Termokiss dhe të shprehin ide, aktivitete apo pasione rekreative.