Sonte (15.06.20), me fillim nga ora 20:00, qendra ‘Termokiss’ do të shfaqë online filmin “Zibidi”. Shfaqja e këtij filmi vjen në kuadër të ‘Klubit të Filmit’, i cili i është përshtatur rrethanave në të cilat jemi për shkak të pandemisë. Kështu ka treguar për Radio KFOR-in, anëtari i ‘Termokiss’, Edonis Hashani: “Të gjitha idetë dhe aktivitete që i kemi pasur para pandemisë, i kemi transferuar në formatin online, në Facebook, Instagram dhe YouTube. Një prej tyre është edhe programi i filmave ku ‘Klubi i Filmit’, është një prej klubeve të para të ‘Termokiss’, qysh prej vitit 2016 dhe ky klub po vazhdon edhe sot njëjtë sikur ka funksionuar edhe në fillimet e qendrës kur nuk kemi pasur as rrymë e as projektor dhe prapë kemi gjetur mënyra për me i shfaqë filmat ashtu sikurse po gjejmë edhe sot, falë edhe regjisorëve kosovarë që nuk po hezitojnë me i shfaqë filmat e tyre. Njëri prej tyre është edhe filmi “Zibidi”, me regji të Nart Zeqiraj.”
Filmi ka kohëzgjatje prej rreth 12 minutash dhe pas shfaqjes së tij pason edhe një diskutim online.