Rrjetet sociale sot, janë angazhim i përditshëm i secilit nga ne dhe shpesh janë trajtuar të dyja anët e medaljes që kanë rrjetet sociale, si për siguri ashtu edhe për sjelljet ndërnjerëzore.
Shpesh na ndodhë që të përballemi me postime që te cilat na irritojnë ose të kemi në listën e miqëve sociale njerëz që për arsye të ndryshme i bllokojmë, disa nga këto arsye i kanë ndarë me ne disa dëgjues të Radio KFOR-it, njëri ndër ta është, Agon i cili tha:
“Opsionin Block’ në rrjetet sociale e përdor kur nuk dëshiron që një person i caktuar t’i shohë postimet e tij, por ka pasur edhe raste kur ka bllokuar edhe faqe të ndryshme në rrjetet sociale për shkak të përmbajtjeve që nuk i ka pëlqyer”.
Një tjetër dëgjese e Radio KFOR-it, Vlera në lidhje me temën u përgjigj:
“Mendoj që duhet të të pengojë diçka shumë për ta bllokuar dikënd në rrjetet sociale, por mua personalisht çka më shtyen ta bllokojë dikë janë postimet që nuk janë informative dhe që kanë ndikim negativ në shoqërinë tonë.
Dëgjuesja jonë Kujtesa, ndau me ne poashtu mendimin e saj rreth kësaj teme:
“Zakonisht ka raste, po kur e bllokoj dikend, është për shkak që shpërndajnë përmbajtje që i konsideroj të patolerueshme, virusa ose janë profila të rremë.”
Bllokimi i njerëzve në rrjetet sociale vjen për arsye të ndryshme, ndërsa ekspertët këshillojnë, se duhet të mbroni fillimisht veten tuaj dhe më pas njerëzit tuaj të dashur nga gjëra negative të cilat ju bëjnë të ndiheni keq. Nuk duhet të keni në listën e miqve tuaj, njerëz që shtiren, sulmojnë dhe ju përcjellin energji negative.