Klonimi nënkupton përdorimin e teknikave artificiale që nuk i përkasin riprodhimit gjinor me anë të të cilave nga një person unik do të rriten një grup i qelizave të gjalla. Duke e parë si proces shumë kompleks, asnjë nga ne nuk jemi shumë të sigurt nëse do t’donim të kalonim nëpër këtë proces. Radio KFOR-i ka kontaktuar disa dëgjues, të cilët i ka pyetur se nëse do t’ju kërkohej të klonoheshin, a do të pranonin dhe përgjigjet e tyre ishin të ndryshme: “Kisha me thanë se sado që kish mujt me qenë interesant klonimi, nuk kisha pas dëshirë me qenë pjesë e tij, meqenëse krejt njerëzit janë individë në këtë botë, asnjë i ngjashëm me tjetrin dhe kjo e bën njerëzimin me qenë unik. Nuk kisha mujt me pa në botë një njëri tjetër si unë”, thotë Fjolla.
“Jam kundër klonimit për shkak se mendoj që jam e veçantë se jam veç një, e nëse do të ishte edhe një njëri tjetër si unë, nuk e di ku do të ishte e veçanta”, thotë Mirjeta.
Nëse jeni pro apo kundër klonimit, ju mund të na tregoni duke u inkuadruar në emisionin e mbrëmjes MENY, sonte (29.02.20), duke filluar nga ora 19:00 deri në orën 22:00.