‘Dita Botërore e Meteorologjisë’ shënohet çdo vit në datën e sotme, 23 Mars, ndërsa në fuqi hyri në vitin 1950, kur edhe u krijua ‘Organizata Botërore e Meteorologjisë’.
Tani që bota po përballet me sfida të ndryshme që lidhen me ujin e pijshëm, problemet me përmbytjet e thatësirat dhe mungesa me furnizime me ujë të pastër, ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar parashikimin, monitorimin dhe menaxhimin e këtyre situatave përmes meteorologjisë.
Tema e këtij viti (2020), është ‘Klima dhe Uji’, meqenëse kjo është jashtëzakonisht aktuale, pasi që bota po vazhdon të përballet me sfida që vijnë si rezultat i kushteve ekstreme të motit.
Fokusi i këtij viti është në administrimin e klimës dhe ujit, mirëpo në një mënyrë më të koordinuar dhe të qëndrueshme sepse ato janë të lidhura me njëra-tjetrën, në mënyrë të pandashme.