Përderisa Google, Samsung dhe LG, erdhën me risi të shumta javën që po e lëmë pas, kriptovaluta e famshme Bitcoin, u përballë me krizën e parë serioze.
Kompania LG për vitin 2021, do të sjellë modelet e reja të televizorëve, që përfshijnë Oled, QNED mini LED dhe Nanocell. Madhësia e ekraneve do të fillojë nga 43 inç, e deri në një madhësi magjepsëse deri në 88 inç, gjë që i bënë të veçantë televizorët e rinj të markës LG.
Të reja javore nga teknologjia ka sjellë edhe Google, në prezantimin e ri. Veçojmë këtu opsionin e ri të Google Maps, i quajtur “Rrugë e Sigurt”. Gjithashtu një lajm i ri na erdhi edhe nga Apple, për serinë e re të MacBook Pro, ku po planifikohen të dalin në treg dy procesorë të rinj – Jade C.
Mirëpo, lajme të këqija këtë javë erdhën për të gjithë përdoruesit e kriptovalutës Bitcoin, ku pas tre muajsh, vlera e kriptovalutës ka lëvizur deri në mbi 50 mijë dollarë dhe me këtë na lë të kuptojmë se Bitcoin, tashmë është në krizë. Kjo për shkak të njoftimit nga Tesla dhe pronari i saj Elon Musk, meqë ata tanimë kanë ndryshuar mendje dhe refuzojnë që makinat e tyre të blihen me kriptovalutën Bitcoin. Kjo edhe bëri që Bitcoin, të pësojë rënie të menjëhershme në treg.