Pas sukseseve të njëpasnjëshme që Baleti Kombëtar i Kosovës gëzoi gjatë vitit 2018, edhe ky fillim vit është shumë i veçantë për ta, meqenëse Televizioni i famshëm gjermano-francez “ARTE” ka realizuar një dokumentar për ta.
Televizioni fillon rrëfimin duke treguar se balerinët përmes artit të tyre duan të inkurajojnë bashkatdhetarët e tyre që të mos largohen nga Kosova, vend ky që në dokumentar përshkruhet si vend i varfër.
Në këtë dokumentar shihen artistët e trupës së baletit teksa ushtrojnë në bodrumin e teatrit , në Prishtinë, në një dhomë që është shumë e vogël për 20 kërcimtarë dhe për ëndrrat e tyre të mëdha.