Java e fundit e muajit mars, ka sjellë edhe me shumë risi në fushën e teknologjisë. Këtë javë kryefjalë ishin telefonat e rinj Xiaomi, me modelet e reja ‘Xiaomi Mi 11 i’ dhe ‘Xiaomi Mi 11 ultra’.
Gjatë javës pranuam edhe statistika që dëshmojnë një rritje të madhe të përdorimit të platformës së Windows 10, kështu thotë raporti i fundit që vjen nga AdDuplex. Dhe nga kjo rezulton që versioni i fundit Windows 10, është shtrirë me të madhe. Ky version gjendet tani në 29.9% të pajisjeve kompjuterike dhe krahasuar me muajin shkurt, i bie të ketë rritje për 20 përqind më shumë. ‘Skadali’ javor ishte padia ndaj kompanisë Apple. Nje iPad me defekte në bateri, ka djegur tërë shtëpinë në SHBA dhe kjo është ngjarje që ka ndodhur vitin e shkuar, ndërsa këtë javë pikërisht për këtë, Apple është paditur. Sipas ankesës, zjarri thuhet të ketë qenë rezultat i drejtpërdrejtë i një ose më shumë defekteve, në baterinë e iPad-it.