Teherani është kryeqytet i Iranit dhe përkundër që ka 9 milionë banorë të regjistruar, numri i popullsisë shkon deri në 16 milionë banorë që qëndrojnë dhe veprojnë në këtë qytet.
Po sa hyjmë në këtë qytet do ta dalloni frymën vendore, dallohen menjëherë parqet në të cilat luhet muzikë e artistëve lokal. Në këtë qytet një gjë që bie shumë në sy është përdorimi në masë të madhe i shisha-ve, produkt të cilin mund ta gjeni pothuajse në çdo meny, brenda Teheranit.
Ndër parqet më të popullarizuara dhe më i madhi në vend është “Mellat Park”, ku përveç gjelbërimit dhe një peizazhi të detajuar, mund të shihni edhe kafshë dhe shpendë të ndryshëm që jetojnë brenda kësaj hapësire.
Pas një shëtitje relaksuese në park, ju mund të vazhdoni udhëtimin tuaj në muzeun “”The National Jewelry Treasury”, që ofron pamje nga afër të koleksioneve të stolive dhe kurorave me copëza diamanti. Nëse jeni fans i historisë dhe relikteve, këtë aventurë mund ta vazhdoni edhe në muzeun “Monhadam Museum” dhe “Sabadad Palace”. Teherani edhe pse një qytet shumë modern, ndryshe njihet edhe si vend i historisë dhe kulturës, pikërisht në këtë qytet ka lindur edhe Taraneh Alidoosti, që konsiderohet si aktorja më e mirë e dekadës së fundit në Teheran.
Brenda këtij qyteti mund të shihni edhe Universitetin shtetëror që është përndryshe edhe Universiteti modern më i vjetër në gjithë Iranin. E nëse doni diçka nga blerjet apo si suvenir ta keni me vete, atëherë mund të vizitoni dy lokacione që duhet vizituar, tregun tradicional “The Old Grand Bazaar” dhe qendrën tregtare “Palladium Mall”.
Ky qytet njihet ndryshe edhe për temperaturat e larta, por shumë afër mund ti vizitoni edhe vendet malore në Dizin, që gjendet vetëm 70 km, në veri të qytetit të Teheranit.