Nesër (4 mars), teatri ODA kremton 17 vjetorin e themelimit të saj. Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori të tatrit ODA, do të luhet shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, e bashkë-prodhuar me kompaninë teatrore “La Rremë”, bazuar në dramën e Almir Imshireviq e në regji të Agon Myftarit dhe me lojën e aktorëve: Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi. Kjo shfaqje po ashtu shënon 8 vjetorin e premierës, e që flet shumë për suksesin e saj.
Teatri ODA ju fton të merrni pjesë në shfaqje, nesër më 4 mars, 2020, prej orës 20:00.
Pas shfaqjes, do të organizohet edhe një bashkëbisedim për rrugën e tatrit ODA dhe shfaqjes “Sikur kjo të ishte shfaqje”, përgjatë një kokteji modest.