Teatri Kombëtar i Kosovës ka vazhduar të sjell për publikun shfaqje premierë nga zhanre të ndryshme. Shfaqja e radhës e titulluar ‘O Taka’, do të shfaqet për herë të parë me 6 Dhjetor të këtij viti.
Balerini në Baletin e Kosovës dhe koreografi i kësaj shfaqjeje Sinan Kajtazi, në një prononcim për Radio KFOR-in, tregoi për këtë shfaqje në të cilën ai paraqitet si koreograf për herë të parë:
“Shfaqja e baletit ‘O.Taka’, është premiera e katërt e Baletit Kombëtar të Kosovës për vitin 2018. ‘O.Taka’ është një balet modern, i bazuar në historinë e famshme të kërcimtarit Osman Taka, një personazh i cili ka jetuar në fund të shek të 19-të. Për dëshirë të fundit para vdekjes, ai kërkon të vallëzoj. Në bazë të kësaj ngjarje, kam ndërutuar baletin ‘O.Taka’, të cilit ia kam komponuar edhe muzikën prej më tepër se një vit”.
Kjo shfaqje do të ketë reprizën e parë me 7 Dhjetor të këtij viti, duke filluar nga ora 20:00.