Dashamirët e teatrit nesër (28.02.19), do të kenë mundësi që të ndjekin shfaqjen eksperimentale “Shkumësi”, me regji të Naser Shatrollit, në Teatrin e Gjilanit. Se çfarë përmbanë kjo shfaqje, na tregon vet regjisori, Shatrolli.
“Kemi në qendër dy personazhe Ligjin dhe Shkumsin, njëri vendos vija, tjetri ndan drejtësi në emër të historisë, peshës që ai bart mbi vete. Është format i teatrit të absurdit me pjesë komike, e shtresëzuar në aspektin psikodramtik, me përplot situata dhe gjetje origjinale që dalin nga vet nevoja e personazheve”, theksoi për Radio KFOR-in, Naser Shatrolli, i cili shtoi se kjo shfaqje eksperimentale pretendeon që të gjej hapsirë jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe botë.
Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Faris Berisha dhe Ermal Sadiku.