Në teatrin Dodona, në Prishtinë sot (30.01.20) dhe nesër (31.01.20), prej orës 19:30, do të jepet shfaqja fituese e dy çmimeve “Pulitzer“ dhe çmimit “Toni“, e regjisorit, Kushtrim Koliqi, me titullin ‘Unë Jam Vetë Grua’.
Shfaqja në fjalë bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me transigjinoren gjermane, Charlotte von Mahlsdorf si dhe bazohet në autobiografinë e saj të publikuar në vitin 1992, me titullin “I am my own wife“ (Unë Jam Vetë Grua).
Radio KFOR-i kontaktoi regjisorin, Kushtrim Koliqi, për të mësuar më shumë në lidhje me shfaqjen: “Shfaqja ‘Unë jam vetë grua’, është realizuar në vitin 2019, mirëpo edhe premiera ishte në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo shfaqje është një dramë e bazuar në jetën e jashtëzakonshme të Charlotte von Mahlsdorf, një transigjinorë që i ka mbijetuar dy sistemeve më të ashpra të njerëzimit. Rolin e Mahlsdorf, do e interpretoj aktori, Ardian Morina, ku përveç rolit në fjalë, ai do të luaj edhe tridhjet personazhe të tjera dhe kjo është tip i një monodrame. Prej komenteve të para që kemi marë jemi të knaqur dhe është një shfaqje për njerëz të rinj, sepse është një temë mjaft delikate.“