Këtë të shtunë, më 19 janar, nga ora 12:00, teatri i kukullave ‘Dodona’, sjell shfaqjen me kukulla për fëmijë, “Princi i Vogël”.
Shfaqja “Princi i vogël” është një prej kryeveprave të letërsisë botërore për fëmijë, nga autorit francez, Antoine de Saint-Exupéry dhe është vepër e përkthyer në mbi 250 gjuhë e dialekte si dhe e shitur në mbi 250 milionë kopje.
“Princi i vogël” trajton një temë aktuale për shoqërinë e Kosovës, për të kuptuar më mirë fëmijët dhe për të punuar më shumë për të ardhmen e tyre. Bota e fëmijëve është përplot imagjinatë, mirësi e dashuri dhe këtë e tregon kjo vepër nga e cila, secila gjeneratë mund të mësojë diçka.
Dramatizimin dhe regjinë e ka bërë Valdet Rama i cili është përkujdesur edhe për kukullat dhe skenografinë, konsulente e shfaqjes është Melihate Qena, ndërsa luajnë: Roza Berisha-Fejzullahu, Avni Hoti, Valdet Rama. Pjesë e shfaqjes mund të jenë fëmijët e moshave mbi 3 vjeç.