Nën regjinë e Melihate Qenës dhe me autor Kornej Çukovski, nesër (15.06.19), në teatrin Dodona do të shfaqet shfaqja ‘Doktori OfMëDhemb’, në dy termine, prej orës 12:00 dhe 13:00. Kjo shfaqje flet për kujdesin ndaj dhëmbëve dhe doktori paraqitet si një personazh i kujdesshëm ndaj të gjithë atyre që kërkojnë ndihmë duke përfshirë edhe kafshët. Si rrjedhojë nga kujdesi i shtuar dhe dashuria e madhe për profesionin e doktorit fillojnë ta quajnë ‘Ofmëdhemb’.
Kjo shfaqje për fëmijë është orkestruar nga Hysni Klinaku, me muzikë të Pranvera Badivukut, ndërsa në kukulla luajnë aktorët Agron Blakçori, Melihate Qena, Avni Hoti, Roza Berisha, Valdet Rama dhe Avdi Azemi. Kjo shfaqje është e përshtatshme për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare, ndërsa për rezervime mund të telefononi në numrin: 038 230 623.