Me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Teatrit’, që është nesër (27.03.19), Euro Ballkan Institut në bashkëpunim me Teatrin Dodona, do të shfaqin premierën ”Fabrika e kukullave”, me autor Mentor Haliti dhe me regjisor Naser Shatrolli.
Sipas regjisorit të kësaj shfaqjeje, Shatrolli në një prononcim për Radio KFOR-in, tha se përmes këtij formati teatror – komedi e zezë, eksplorohet në frymë e teatrit të absurdit, të bëmat e një drejtori dhelpërak, i cili në vulën e hekurt të fabrikës së kukullave e fsheh diktaturën, gjersa eksploron rend e ligj sa piskologjik po kaq dhe fizik dhe shtoi: “Sjelljet e tij tragjikomike i ngjasojnë një diktature moderne që ngjall nostalgji për të djeshmen tonë, përkatësisht alarmon për të sotmen servile, të njeriut bashkëkohor, që është shndërruar në marionetë mashtrimi.”
Kjo shfaqje bënë thirrje që të rikujtohen thirrjet telefonike të një diktature me gisht alo – 038, në kohën e Iphonit dhe Facebook – ut.