Dashamirët e teatrit, do të kenë mundësi që sot (19.03.19) në ora 20:00, të ndjekin shfaqjen “Hanibali i nëntokës”, që jepet në teatrin “Adriana”, në Ferizaj.
Autor i kësaj shfaqjeje komike është Hristo Bojqev, me regji të Fatlum Hazirit, i cili në një prononcim për Radio KFOR-in, na tregoi më shumë për përmbajtjen e saj:
“Hanibal Kalud Tiberius është sintetizim i tre personaliteteve të kohës së Antikitetit, Hanibali një luftëtar që për pak mposhti perandorinë Romake. Trupi me letërnjoftimin e këtyre tre personaliteteve është një lloj mutacioni gjenetik i tyre, që simbolizon familjet e pasura që sot zotërojnë botën dhe bankën”, tha mes tjerash regjisori Haziri.
Kjo shfaqje përbëhet prej kësaj kaste të aktorëve: Mevlan Saraçi, Edona Berisha Bekteshi, Ali Krasniqi, Jajush Jr Ramadani, Uratë Shabani dhe Dashuri Rexhepi.