Jeta, dashuritë dhe virgjëria e Madalenës do të jenë të shtjelluara në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, me tekst të Ridvan Dibrës dhe regji të Ben Apollonit e cila do të shfaqet të premten (15 mars) nga ora 20:00, në Teatrin Adriana, në Ferizaj.
“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e ndarë në tri etapat e personazhit, që janë edhe e etapat më të rëndësishme në jetën e një njeriu e sidomos të një gruaje a vajze dhe duke prekur temën e virgjërisë dhe jo vetëm, në një shoqëri patriarkale, e bëjnë këtë monodramë të guximshme. Rolin e Madalenës e luan aktorja Arjola Demiri.