GAIA Kosova në bashkëpunim me Manastirin ortodoks, mbështetur nga “World Vision”, organizojnë shkëmbimin rinor rreth trashëgimisë kulturore, paqes dhe fesë, në Hoçë të Madhe, nga data 24 deri më 29 shtator.
‘Gjatë këtij shkëmbimi të të rinjve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të mësojnë rreth trashëgimisë kulturore dhe fetare të këtij vendi të Kosovës, të shijojnë ushqimet tradicionale të përgatitura në shtëpi, të vizitojnë qytetin e bukur të Prizrenit, ku kulturat, fetë dhe popujt bashkohen’, tha përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “GAIA”, Genti Behramaj, në një prononcim për Radio KFOR-in si dhe shpalosi më shumë të dhëna rreth këtij aktiviteti.
“Ne jemi duke kërkuar 15 pjesëmarrës, të cilët janë të interesuar të kalojnë 4 ditë në fshatin e vogël, të shkëmbejnë dhe të mësojnë rreth kryqëzimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare në një rajon që përmban elemente më pak të njohura kulturore të vendit”.
Shkëmbimi i të rinjve ka të bëjë me tolerancën dhe mirëkuptimin, dhe kërkon të arrijë njerëz me mendje të hapur të cilët janë të interesuar për të takuar njerëz që i përkasin kulturave të ndryshme dhe për më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje mund të kuptoni përmes vegzës së mëposhtme.