Nga 12 deri më 14 prill, UNICEF Innovations Lab Kosovo në partneritet me Ipko Foundation do të realizojnë UPSHIFT: Social Impact Workshop, që mbahet sot (29.03.19), në Kino Lumbardhi, në ora 12:00.
Përmes pjesëmarrjes në këtë punëtori , pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe përvojën profesionale, të zgjidhin sfida shoqërore dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre, të mësojnë s’i t’i zhvillojnë, planifikojnë dhe implementojnë idetë e tyre, të shoqërohen me të rinj të tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët, të mirën e shoqërisë.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshave nga mosha 14-24 vjeç nga Deçani, Dragashi, Gjakova, Mamusha, Malisheva, Peja, Prizreni dhe Rahoveci.
Vlen nënvizuar që fituesi do të fitoj 1.000 euro, si formë mbështetëse për të realizuar idenë e vet.