Të rinjët e Kosovës vazhdojnë të shfaqin aftësitë dhe kreativitetin e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme që në vazhdimësi i realizojnë në dobi të vendit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
E tillë është edhe punëtoria “My Kosovo in one shot ”e cila tashmë ka hapur aplikimet për të gjithë të interesuarit që i përkasin sferës së fotografisë dhe filmit.
Në këtë punëtori mund të aplikojnë të gjithë dashamirët e fotografisë / videove, të cilët janë nga Kosova dhe që i përkasin moshave nga 16 deri në 29 vjeç, ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth teknikave të fotografisë / videove, të ndërprejnë kufijtë etnikë, ata që dëshirojnë të krijojnë një imazh të ri emocionues të Kosovës përmes fotografive dhe videove të tyre dhe ata që janë miqësor dhe mendje hapur.
Ky projekt synon të bashkojë të gjitha komunitetet, të ndërtojë ura të paqes dhe komunikimit nëpërmjet videos dhe fotografisë, dhe të rizbulojë diversitetin kulturor dhe bukuritë natyrore të Kosovës.
Kjo punëtori do të mbahet më 1 dhe 2 shtator, në një nga vendet më të bukura të Kosovës, në Luginën e Rugovës.
Për më shumë hollësi rreth punëtorisë dhe mënyrës së aplikimit, mund të klikoni në vegzën e mëposhtme.