Britania pritet të jetë vendi i parë në botë që veturave pa shoferë në rrugë. Tashmë edhe Kombet e Bashkuara kanë dhënë leje për teknologjinë e re, por deri më tani është e kufizuar vetëm në rrugë ku trafiku është jo i rënduar dhe ku nuk lejohet të kalojnë këmbësorët. Derisa Britania morri leje për të lëshuar në qarkullim veturën pa shofer, në Amerikë vetura fluturuese ka marr certifikatë. Kjo veturë ka dy vende dhe është e projektuar për të përmbushur standardet e sigurisë së Administratës së Aviacionit Federal dhe të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.
Në javën teknologjike që sapo e kemi lënë pas, u befasuam shumë edhe me lajmin se do të nisë prodhimi masiv i robotëve humanoid. Kompania “Hanson Robotics”, që njëherit është edhe krijuese e robotit të parë humanoid –Sophia, tha se katër modele do të futen për prodhim masiv, brenda gjysmës së parë të vitit 2021.
Në javën që kemi lënë pas edhe kompania e njohur amerikane Gartner, solli kalkulimet për shpenzimet globale në teknologji, sipas të cilave shpenzimet e fushës së IT-së për vitin 2021, pritet të arrijnë në 3.9 trilionë dollarë, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka sjell edhe një transformim të shpejtë të bizneseve.