Pavarësisht se ka kaluar ‘një jetë e tërë’ që kur është lansuar si lojë kompjuterike ‘Super Mario’, ai vazhdon të jetë shumë i dashur për botën, prandaj edhe më tutje krijohen pajisje të ndryshme me këtë personazh. Kësaj radhe, Tag Heuer dhe Nintendo janë bashkuar për të hartuar së bashku një model të veçantë të orës inteligjente. Konkretisht, është një version ‘Super Mario’ i orës inteligjente, Connected të Tag Heuer që përmban karakterin e heroit legjendar – Super Mario.
YouTube po vazhdon të inspirohet nga TikTok dhe anasjelltas. Më konkretisht, ishte shtatori i vitit 2020 kur kuptuam se YouTube do të rivalizonte aplikacionin TikTok përmes YouTube Shorts. Nga java që lëmë pas, forma e shkurtër e videos YouTube Shorts mdhe tani përdoruesit e YouTube mund të përdorin këtë shërbim të ri, pothuajse kudo në botë. Nga ana tjetër, TikTok ka njoftuar se po përdor një sistem të ri për të rishikuar videoklipet e shkurtra, ku në të ardhmen, në vend të njerëzve, klipet do të shqyrtohen automatikisht nga makineritë të cilat do tí largojnë pamjet e papërshtatshëm për tu shikuar nga masa.
Lajmi interesant i javës ishte llapma 3D prej portokalli, ku një llojshmëri substancash mund të përdoren për printim 3D ditëve të sotme. Derisa shumica përdorin plastikë konvencionale ose polikarbonat, një kompani milaneze e quajtur ‘Krill Design’ ka zgjedhur frutin e portokallit për të printuar në 3D llampën Ohmie, duke përdorur lëkurën e dy apo tre portokalleve siçilian, me bazë prej biopolimeri.
Ndërsa lajmin ‘futuristik’ të javës e bëri kampusi lundrues në Manhattan. Qyteti amerikan do të marrë një kampus lundrues të vetë-qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin, duke gjeneruar energji dhe ujë për nevojat e tij. “Pas një polarizimi pandemik tronditës dhe social në vitet e fundit, ekziston një dashuri më e madhe për natyrën. Koha është që arkitektura dhe urbanizimi të zgjedhin një qasje më ambicioze për të humanizuar hapësirën tonë të jetesës”, tha shefi i kompanisë projektuese të kampusit, ‘3deluxe’, Dieter Brell.