Edhe java që e kemi lënë pas, ka qenë e ‘stërngarkuar’ me lajme teknologjike. E fillojmë me Apple, e cila pritet që të realizojë atë që kompanitë tjera të telefonave të mençur pritet ta realizojnë tek në vitin 2022. Brenda pak javësh, Apple do të prezantojë gjeneratën e re të telefonave inteligjentë, iPhone 13, për të cilin thuhet se do të ketë një veçori krejtësisht të re, do të ofrojë teknologji që e lejon atë të lidhet me satelitët, duke lejuar përdoruesit të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe kur ata janë jashtë rrezes së rrjetit 4G ose 5G, sipas një raporti të ri analistësh.
Jeff Bezos, ka qenë krye temë teknologjike këtë javë. Padia e tij ndaj NASA-s, është aq e madhe saqë kompjuterët e agjencisë po bllokohen. Sipas raportimeve te mediave teknologjike, dokumentet e padisë së kompanisë së Bezos, Blue Origin, kanë madhësi prej 7 gigabajt në PDF dhe po shkaktojnë dështim të softuerit Adobe të Departamentit të Drejtësisë. Problemi ka të bëjë me faktin se Adobe nuk i përpunon dot qindra dokumente njëherazi pa dështuar.
Javën që sapo e lënë pas, Toyota i është kthyer punës me automobilat vetë-autonomë në fshatin e Lojërave Paraolimpike në Tokio, pas një aksidenti të javës së shkuar. Gjiganti i veturave, japoneze, ndërpreu shërbimet e kabinave e-Palette, pasi që një veturë goditi një atlet. Ai s’u lëndua rëndë, por iu desh t’i jepte fund garës për shkak të prerjeve. Në një njoftim, Toyota ka thënë se veturat tani do të kenë më shumë kontrolle dhe staf, që të sigurohen se s’do të prekin ndokënd.