Shitja e orëve inteligjente sa vjen e rritet. Statistikat e fundit tregojnë që orët inteligjente po gëzojnë shtrirje çdo herë e më të madhe në treg. Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, ka pasur një rritje të dërgesave prej 16% të orëve të mençura, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Javën që kemi lënë pas, kemi pasur edhe një statistikë tjetër parashikuese për rrjetin 5G, e cila thotë se deri në vitin 2027, 75% e popullsisë së botës do të ketë qasje në 5G. Kështu ka parashikuar kompania Ericsson, e cila tha se deri në vitin 2027, numri i përdoruesve të teknologjisë 5G, do të arrijë në 660 milionë përdorues.
Robotika ka qenë shumë aktive këtë javë që e lamë pas. E shpikur nga Aidan Meller në Oksford, roboti është emërtuar Ai-Da dhe është roboti që e kalon kohën duke krijuar poezi, prandaj ky robot është artistja e parë ultra-realiste e robotëve humanoidë në botë dhe vetëm pak ditë më parë, Ai-Da dha një performancë publike të poezisë që e shkroi ajo vet, duke përdorur algoritmet e saj, në nder të poetit të madh italian Dante.
Edhe Parisi i Francës, na befasoi këtë javë që po e lëmë pas, me njoftimin se e kanë lënë të hapur mundësinë që veturat fluturuese do të mund të përdoren edhe si taksi, për të transportuar tifozët gjatë Lojërave Olimpike 2024, në Paris. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë francezë javën e shkuar dhe qëllimi final është që të krijohen të paktën 2 “pista” fluturimi në ajër, në mënyrë që të lehtësohet trafiku gjatë lojërave.