Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme që po realizohen në vendin tonë, për nder të ‘Muajit Botërorë të Autizmit’, më 11 prill, Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës, fton të gjithë, përfshirë edhe profesionistët e shëndetit mendor dhe fqinjët anembanë botës në debatin e organizuar në mbështetje të autikëve.
Në këtë debat, panelistët e ftuar do të diskutojnë për ofrimin e një qasjeje adekuate ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për një botë sa më gjithëpërfshirëse.
Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD), është një dinamikë e anomalive metabolike, mitokondriale, imune, inflamatore dhe të sjelljes që përfshijnë shumë pjesë të trupit. Autizmi është një çrregullim neurologjik-zhvillimor i cili karakterizohet nga: dëmtime sociale, dëmtime njohëse, vështirësi në komunikim dhe sjellje të përsëritura.