Një “rol model” na ndihmon të udhëheqim jetën në të njëjtin standard si ai apo ajo dhe na shtyn të punojmë më shumë për qëllimet tona dhe të bëhemi të suksesshëm edhe ne sikurse ata.
Një shembull model është, zotëri Ismail Kasumi, zhytësi më profesionist në Kosovë, i cili gjatë jetës së tij ka kryer shumë punë vullnetare duke shpëtuar edhe shumë jetë njerëzish dhe këtë e pohoi edhe vet ai për Radio KFOR-in: “Me profesion jam Profesor i Kulturës Fizike, por jam njeriu i parë në Kosovë që i kam shijuar thellësitë e liqeneve dhe lumenjve të Kosovës. Kam shpëtuar edhe shumë jeta, e kjo më bënë të ndjehem shumë mirë. Është kënaqësi e madhe kur shpëton jetë. Si vullnetarë por edhe si notues i mirë, kam ndihmuar institucionet e vendit që ti gjejmë dhe ti nxjerrim nga uji shumë kufoma. Mësimi i notit është shpëtim i jetës, prandaj apeloj tek të rinjtë që të mësojnë së pari notin, sepse jetës nuk i dihet.”
Një shembull tjetër i suksesshëm është edhe mësuesi Ljubomir Maksimoviq (Ljubomir Maksimović), i cili përcolli gjenerata të tëra duke u ofruar dituri. Për Radio KFOR-in ai ndau disa kujtime: “Për një mësues, nuk ka asgjë më të bukur sesa suksesi nxënësve. Nxënësit që unë mësova, me breza të tërë, mbaruan fakultete, u bënë mjekë, edukatorë dhe mbi të gjitha, u bënë njerëz të mirë. Unë gjithashtu provova edhe si regjisor, drejtova dramën “Kur Toka ishte me kënde”, e cila u shfaq në Osojan dhe Gorazhdevc. Tani kam plane të shkruaj një libër të titulluar “Dituria është të mësosh, heshtja është ari”.”
Një model i mirë në jetën tuaj, është gjithmonë një ide e mirë për tu frymëzuar dhe për të arritur kulmin e suksesit.