Të fluturosh, të zotërosh fuqi mbinatyrore, të kesh aftësitë e superheronjve e shumë të tjera, janë vetëm disa nga dëshirat që shprehin njerëzit kur i pyesin se cila do të ishte superfuqia e tyre, nëse do të mund ta kishin një të tillë?
Radio KFOR-i ka pyetur disa dëgjues të saj, për të ditur se cilat janë dëshirat e tyre:
-“Nëse e kisha pasur një superfuqi, me siguri kishte me qenë mundësia që të fluturoj”;
-“Nëse do e kisha pasur një superfuqi, kisha pasur dëshirë ta kthej kohën pas” ;
-“Superfuqia që kisha pasur dëshirë ta kem, është mundësia për t’ua lexuar njerëzve mendjen”;
-“Nëse veç e kisha pasur një superfuqi, kisha pasur dëshirë me e ndalë ngrohjen globale”, këto ishin disa nga dëshirat e shumta të dëgjuesve.
Secili nga ne do të dëshironim që të mund të fluturonim, të ishim të padukshëm, të ishim të pavdekshëm etj. E, në fakt të gjithë duhet ta dimë, se secili nga ne e kemi nga një superfuqi, si: dashurinë, vëmendjen, buzëqeshjen, zgjuarsinë e shumë të tjera,