Kosova është vend shumë etnik dhe për t’iu siguruar të drejta të barabarta për të gjithë ,në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre.
Në 14-të nenet e saj, në detaje specifikohen të drejtat që u përkasin pakicave kombëtare, duke përfshirë të drejtat e lëvizjes, shkollimit, shëndetësisë, punësimit etj.
Duke i respektuar këto të drejta Kosova e konsideron shumëllojshmërinë e saj kombëtare, etnike, gjuhësore dhe fetare si një burim force dhe pasurie për zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie demokratike që bazohet në sundimin e ligjit.
Duke respektuar njëri- tjetrin, së bashku ndërtojmë një vend të sigurt dhe të zhvilluar për të gjithë!