Ministria e Infrastrukturës në një komunikatë për media njofton qytetarët e Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kjo ministri ka njoftuar se kompanitë kontraktuese në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave. Megjithatë, kjo ministri bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.
Edhe Qendra Kombëtare për Menagjimin Kufitar, ka njoftuar se të gjitha rrugët magjistrale në vend janë të kalueshme përveç magjistrales Pejë – Kullë, e cila është e kalueshme vetëm për automjetet e vogla, me pajisje dimërore.