Në vazhdën e publikimit të filmave të ndryshëm në qendrën “Termokiss”, në Prishtinë, këtë të mërkurë (16.01.19), do të shfaqet filmi i njohur “Beni ecën vet”, i krijuar në vitin 1975, me regji të Xhanfize Kekos dhe me skenar të Kiço Blushit.
Siç pohojnë organizatorët, qëllimi i shfaqjes së këtyre filmave, është përçimi i vlerave artistike dhe i emocioneve. Ata poashtu pohojnë se në listën e filmave që do të shfaqen në qendrën “Termokiss”, mund të hyjnë edhe propozimet e secilit.
Pas çdo filmi do të ketë edhe diskutime rreth të gjitha aspekteve të filmave të shfaqur, të përcjellura me aktivitete muzikore, lojëra, etj.