Organizata Joqeveritare “INPO” e cila ka për mision promovimin, demokratizimin e qeverisjes lokale përmes aktivizimit qytetar si përkushtimin e avancimit të vlerave të një shoqërie të hapur, në bashkëpunim me Grupin Multidiciplinar Komunal për grupet vunerable, organizojnë tubim publik.
’Të drejtat dhe liritë e njeriut’ si dhe ‘Të drejta për arsim dhe edukim’, janë temat të cilat do të diskutohen më 21 mars, në Ferizaj.
Qëllimi i këtij tubimi publik është informimi, promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe i të drejtave të fëmijëve për arsim dhe edukim.