Me moton “Ne jemi gjenerata e parë që po e ndjejmë efektin e ndryshimeve klimatike dhe gjenerata e fundit që duhet të bëjmë diçka për këtë çështje”, GAIA Kosova, nesër (28.06.19) do të jenë në Novobërdë, për të folur për ndryshimet klimatike dhe problemet e tjera me të cilët njerëzit përballen, siç është burimi më i rëndësishëm i jetës, uji.
Përmes realizimit të këtij aktiviteti ‘Gaia Kosova’, synon të mbledhë informacion mbi rolin e Kosovës në Ndryshimet Klimatike dhe t’ua shpërndajë ato popullit / rinisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje do të paraqitet një dokumentar, i cili për 18 minuta do të trajtojë keq menaxhimin e burimeve ujore botërore, problemet që qytetet e mëdha të botës kanë filluar të kenë me ujë, mungesën e ujit në rritje, etj.
Pas këtij dokumentari, do të realizohet edhe debati përkatës me të pranishmit në këtë ngjarje. Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).