Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB edhe këtë vit organizon workshop për të gjithë maturantët dhe studentët që shprehin interesim të mësojnë për pajisjet teknologjike, kodim, robotikë, inteligjencë artificiale, sensorë të ndryshëm, etj. Trajnimet do të zhvillohen në Kolegjin AAB, nesër me datën 11 korrik 2019.
Asistenti ligjërues në shkenca kompijuterike, Shkëlqim Miftari, për Radio KFOR-in dha më shumë detaje rreth këtij Summer workshop-i: “Ky trajnim po organizohet për gurmanët e teknologjisë dhe për të gjithë maturantët. Ky lloj aktiviteti po organizohet pë të tretin vit me radhë dhe në vitet e kaluara ka pasur shumë të interesuar nga publiku. Në kuadër të këtij eventi do të ketë punime dizajni në 3D, do ketë konfigurime të robotëve NAO të cilët janë shumë të avansuar, pastaj do të aplikojmë edhe projekte përmes pajisjeve Arduino, duke përfshirë sensorë të ndryshëm”.
Sipas z. Miftari, pjesmarrësit në këto workshope do të ndahen në dy grupe të cilat do të fillojnë nesër më 11-të korrik, në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.