Pas suksesit që pati në ‘MTV EMA 2019’, ku rrëmbeu çmimin ‘Depërtimi i Vitit”, këngëtaren tashmë me famë botërore, Ava Max, viti 2020 e gjeti duke shijuar suksesin në rritje të këngës “King&Queens”.
Por, kjo nuk është e gjitha, pasi këngëtarja sapo ka njoftuar se po sjell bashkëpunimin e radhës me Thomas Rhett dhe Kane Brown. Është fjala për këngën “On Me” e cila do të jetë kolonë zanore e një prej filmave më të famshëm të animuar, “Scooby Doo”, që pritet të publikohet më 15 maj të këtij viti.
“E entuziazmuar ta lansoj “On Me” së shpejti! Faleminderit Thomas Rhett dhe Kane Brown që më ftuan në këngë”, ka shkruar Ava Max në rrjetet sociale.
Ndryshe, këngëtarja është shumë e angazhuar rreth këngëve të reja, ndërsa pritet që shumë shpejt ta publikojë projektin e ri.