Për herë të dytë, Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizoj ‘Kampin Nacional’, ku do të mbledh rreth 100 fëmijë të moshave deri në 14 vjeç, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.
Organizimi do të ndodh prej datës 7 deri më 20 korrik 2019 dhe do të mbahet përsëri në Suharekë pas bashkëpunimit të mirë vitin e kaluar me Komunën e Suharekës dhe klubit basktebollistik, Golden Eagle Ylli. Kampi Nacional organizohet në kuadër të Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës dhe politikave programore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.