Forumi për Iniciativa Qytetare, sot (05.02.2019) organizon diskutimin me temën: Filantropia për zhvillim të qëndrueshëm, duke trajtuar çështjen, pse duhet të rimendojmë dhurimin e parave në Kosovë?
Ky takim ka për qëllim që të ofrojë mundësi për shkëmbim të ideve dhe koncepteve në fushën e Filantropisë.
Kjo ngjarje përbëhet nga të rinjët dhe studentët e Kosovës dhe mbahet në Këndin Amerikan, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.